Katër gola me ekipin e parë të Barcelonës në 69 minuta në total, padyshim që janë shifra që tërheqin vëmendjen. Dhe karriera e Rey Manajt mund të marrë një drejtim tjetër.
Duke parë dëmtimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk kërkon që të privohet nga mungesa e një sulmuesi pykë, gjë që Manaj e bën shumë mirë.
Mediat spanjolle shkruajnë se Koeman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër. Manaj krahasohet me Agueron.