Kultivonte kanabis në tokën e tij në periferi të Tiranës, arrestohet 20 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri pasi kishte kultivuar kanabis në tokën e tij në periferi të qytetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në zbatim të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike’’, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të territorit, kanë evidentuar një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shpataj, Nj

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

sia administrative Baldushk.


Shtuar 25.07.2021 14:47