‘New York Times’: Pentagoni përballet me akuza për mosraportimin e ushtarëve amerikanë të plagosur në konfliktin me Iranin

Rreth 100 ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë javëve të fundit të konfliktit me Iranin, konfirmoi ushtria e SHBA-së. Ndërkohë, një raportim i New York Times pretendon se Pentagoni nuk ka bërë të ditura disa sulme iraniane kundër forcave amerikane dhe pasojat e tyre.

Të lidhura

None found

Zyrtarë amerikanë, të cilët kërkuan të mbeteshin anonimë, thanë se Irani ndërmori tri sulme të tjera ndaj trupave të SHBA-së në rajon gjatë javës që i parapriu goditjes së së premtes në Jordani. Nga ky sulm humbën jetën dy ushtarë amerikanë, ndërsa një tjetër u raportua i zhdukur. Tri goditjet e mëparshme lanë të plagosur dhjetëra ushtarë dhe dëmtuan disa helikopterë.

As sulmet, as viktimat dhe as dëmet e shkaktuara nuk u njoftuan publikisht nga Pentagoni. New York Times e cilëson këtë çështje si një tjetër përplasje ndërmjet nevojës së ushtrisë për të mbrojtur sigurinë operacionale dhe përgjegjësisë së qeverisë për ta mbajtur publikun të informuar gjatë një konflikti ushtarak.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaroi se nuk ka detyrim të bëjë publike të dhënat mbi ushtarët e plagosur, sidomos kur ata kthehen brenda një kohe të shkurtër në detyrë. Sipas arsyetimit të një zyrtari ushtarak, zbulimi i hollësive mund t’i ofronte Iranit informacion të vlefshëm për orientimin e sulmeve me dronë dhe raketa balistike kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

Akuzat se ushtria amerikane po mban të fshehta të dhënat për dëmtimet e trupave u mohuan nga zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.

Parnell bëri të ditur se pjesa dërrmuese e të plagosurve kishin marrë vetëm “lëndime të lehta në kokë”, ndërsa 96% e tyre ishin kthyer sërish në detyrë.

Të dhënat e Komandës Qendrore tregojnë se, nga nisja e konfliktit me Iranin, janë plagosur më shumë se 400 ushtarakë amerikanë. Pentagoni, nga ana tjetër, ka publikuar periodikisht shifrat e të plagosurve që janë rikthyer në shërbim.

Bilanci i ushtarëve amerikanë të vrarë që prej fillimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt ka arritur në 17. Në këtë numër përfshihen dy ushtarët që humbën jetën në Jordani dhe një ushtarak tjetër i vrarë në Irakun verior.


Shtuar 21.07.2026 08:55

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet