Aksidenti tragjik, reagon Albin Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë, nga ku raportohet për 10 viktima.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, Kurti thotë se lutet të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.

Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.


Shtuar 25.07.2021 10:56