Ashtu si Egnatia që po vijon rrugëtimin në kualifikueset e Champions League, duke u ndeshur me NK Celjen në Rrogozhinë, edhe Dinamo synon të arrijë të njëjtin objektiv në Conference League, atje ku sfidë ka skuadrën sllovene Aluminij.
Të lidhura
None found
Përpara se të përqendrohet në këtë përballje vendimtare, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të mësojë sot se çfarë fati i ka rezervuar shorti në Nyon të Zvicrës, i cili fillon në orën 14:00.
Të enjten, dinamovitët do të luajnë takimin e parë në transfertë, një sfidë që është programuar të zhvillohet në orën 20:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në “Elbasan Arena” më datë 30 korrik.
