Qytetarët i dhanë fund marshimit me thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Këtë të shtunë, një numër i madh protestuesish u mblodhën sërish në Tiranë, në ditën e 49-të të tubimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Grumbullimi nisi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”. Prej andej, pjesëmarrësit u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u kërkua përsëri largimi i kryeministrit.
Me përfundimin e fjalimeve, turma vazhdoi marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Gjatë lëvizjes u brohoritën slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Në protestë pati edhe thirrje për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, krahas sloganeve të tjera me përmbajtje politike.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit bënë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ata theksuan se mobilizimi nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave të paraqitura.
