Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit. Nga të dhënat paraprake mësohet se drejtuesi i një BMW-je ka humbur kontrollin e automjetit gjatë lëvizjes, duke u përplasur me dy makina të parkuara në anë të rrugës.
Nga përplasja është lënduar shoferi i BMW-së. Ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.
Të lidhura
None found
Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njëkohësisht, ata po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve në zonë.
