Manchester United, klubi i vetëm evropian që mund të sigurojë Vinicius Jr këtë verë

Sipas gazetarit Romain Molina, Manchester United mbetet i vetmi klub në Evropë që ka mundësinë financiare për të transferuar yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, gjatë kësaj vere.

Të lidhura

None found

Djajtë e Kuq konsiderohen pretendentët e vetëm me kapacitet të mjaftueshëm ekonomik për të përballuar shumën e transferimit, bonusin e firmës, komisionet dhe pagën e lartë të brazilianit.

Ndërkohë, negociatat mes Real Madridit dhe Viniciusit për zgjatjen e kontratës kanë hasur një tjetër vështirësi. Në rast se marrëveshja nuk arrihet, klubi mund të shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij.

Los Blancos nuk duan që futbollisti të hyjë në vitin e fundit të kontratës dhe të largohet pa pagesë në vitin 2027.

Java që vijnë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e 26-vjeçarit, pasi deri më tani dy palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 140 milionë euro, por Real Madridi mund të detyrohet ta shesë për një çmim më të ulët nëse atij i mbetet vetëm një vit kontratë.


MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio