Messi i përgjigjet shkurt krahasimit të karrierës së tij me videolojë: “E kam përfunduar lojën”

Në prag të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, Lionel Messi foli për mediat dhe u ftua të kthente vështrimin pas te rrugëtimi i veçantë që ka shënuar karrierën e tij.

Gjatë bisedës, një gazetar e përshkroi ecurinë e argjentinasit si një videolojë, ku ai ka kapërcyer gradualisht sfida të ndryshme deri te momentet më të rëndësishme.

Të lidhura

None found

“Jeta jote sportive është si një lojë, apo jo? Vazhdon të zhbllokosh nivele. Nuk e ke mundur kurrë Anglinë, pastaj ke luajtur dhe fituar… vazhdon të zhbllokosh nivele të vogla derisa të arrish në këtë moment – finalen. Çfarë vjen më pas?”, ishte pyetja e gazetarit.

Kapiteni i Argjentinës reagoi me një përgjigje të prerë, teksa buzëqeshi.

“E përfundova tashmë në Kupën e Botës së fundit. E përfundova lojën”, tha Messi.

Messi e realizoi objektivin që për një kohë të gjatë i kishte munguar, kur me Argjentinën ngriti trofeun e Kupës së Botës në vitin 2022.

Tashmë, edhe pse nuk ka më asgjë për të dëshmuar, ai vijon të luajë për dashurinë e futbollit, duke kërkuar njëkohësisht të shkruajë histori të tjera në skenën më të madhe.


MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio