Rrezikuan mbytjen pranë Sazanit 11 klandestinë, pranga organizatorit afgan dhe kërkime për bashkëpunëtorin shqiptar

Ngjarja e regjistruar një ditë më parë në afërsi të ishullit të Sazanit, ku një gomone me 11 klandestinë nga vende të treta rrezikoi të fundosej në det të hapur, është zbardhur plotësisht nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë. Organizatori i tentativës së dështuar për trafikimin e tyre drejt Italisë, i cili udhëtonte gjithashtu në mjetin lundrues, është identifikuar dhe arrestuar.

I ndaluari është shtetasi afgan M. E., 43 vjeç. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” janë proceduar penalisht edhe 10 personat e tjerë të shpëtuar nga gomonia, të cilët janë shtetas të Bangladeshit, Pakistanit, Liberisë dhe Haitit.

Të lidhura

None found

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në koordinim me Prokurorinë, kanë dokumentuar përmes veprimeve të shpejta dhe profesionale itinerarin e ndjekur dhe mënyrën e funksionimit të rrjetit të trafikimit.

Plani kishte nisur në Greqi, ku 43-vjeçari afgan kishte organizuar kalimin e paligjshëm të 10 emigrantëve drejt territorit shqiptar nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Pas mbërritjes së tyre në Shqipëri, shtetasi afgan kishte bashkëpunuar me një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është përcaktuar ende. Bashkëpunëtori shqiptar i kishte dërguar në telefon një koordinatë, përkatësisht një lokacion në zonën e Semanit, në Fier.

Më pas, afgani kishte shkuar në Seman dhe kishte marrë gomonen që shtetasi shqiptar i kishte vendosur në dispozicion. Në të ai kishte hipur 10 klandestinët, me qëllim nisjen drejt brigjeve të Italisë. Udhëtimi u ndërpre pranë Sazanit, pasi personat në bord u përballën me rrezikun e mbytjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, Policia Kufitare dhe strukturat hetimore të Vlorës po vazhdojnë hetimet intensive, duke përdorur metoda speciale, për të lokalizuar shtetasin shqiptar që siguroi mjetin lundrues. Paralelisht, po verifikohet nëse në këtë celulë të kontrabandimit të klandestinëve janë përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa Shqipëria përdorej si urë kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.


MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş