Berisha: Rasti i Belinda Ballukut tashmë është çështje e BE-së, raporti i KE-së goditi Ramën dhe qeverinë

Sali Berisha deklaroi se raporti më i fundit i Komisionit Europian ka damkosur qeverinë shqiptare, ndërsa çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, sipas tij, nuk u përket më vetëm shqiptarëve, por është kthyer edhe në një problem të Bashkimit Europian.

Kreu i Partisë Demokratike i bëri këto komente gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm në rrjetet sociale. Në komunikimin e drejtpërdrejtë me ndjekësit, ai foli për situatën politike në Shqipëri, zhvillimet e fundit dhe proceset zgjedhore në Partinë Demokratike.

Të lidhura

None found

Sipas liderit të opozitës, imazhi i Ramës po dëmtohet në mbarë botën. Berisha tha se mediat ndërkombëtare, veçanërisht gjatë muajve të fundit, e kanë paraqitur atë siç është në të vërtetë, duke e cilësuar “narkodiktator”, “njeri të tmerrshëm” dhe mbrojtës të krimit e të njerëzve të tij. Ai shtoi se një tjetër raport i KE-së për mediat e lira dhe drejtësinë e godet fuqishëm Edi Ramën dhe regjimin e tij.

Duke folur për rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Berisha pretendoi se Rama ushtroi presion mbi drejtësinë dhe institucionet për t’i dalë në mbrojtje. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Europian e damkosi regjimin, i cili tashmë është plagosur.

Berisha përmendi mbrojtjen që, sipas tij, Rama i bëri me emër “Lubi Ballukut”, sulmet e kryeministrit ndaj drejtësisë dhe presionin mbi Policinë e Shtetit e institucionet e tjera. Ai deklaroi se “Lubi Balluku” është shndërruar në çështje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për BE-në. Kreu demokrat shtoi se është dënuar edhe qëndrimi i Ramës ndaj mediave, duke i konsideruar të gjitha këto si prova të plagosjes përfundimtare të kryeministrit dhe regjimit të tij.


MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş