Partizani do të zhvillojë sot miqësoren e parë në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Të kuqtë do të përballen me Besën e Kavajës në stadiumin “Luz i Vogël”, me ndeshjen që nis në orën 18:00.
Të lidhura
None found


Përballja shënon edhe debutimin e Florin Bratut në pankinën e Partizanit. Trajneri rumun do të ketë kështu mundësinë e parë për të provuar skuadrën e tij në një ndeshje.


Nën drejtimin e Bratut, “Demat” kryen të premten seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.


Pas miqësores ndaj Besës së Kavajës, Partizani do të udhëtojë më 20 korrik drejt Pogradecit, ku do të vijojë programin përgatitor në prag të sezonit të ardhshëm.



