Vala pandemike është rindezur në Indi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 546 pacientë me Covid-19 dhe janë regjistruar 39,097 raste të reja.
Zyrtarisht, numri i të vdekurve nga pandemia në vendin gjigant aziatik ka arritur në 420,016 , ndërsa i të infekuarve në 31,332,159.
India është vendi i tretë me më shumë viktima në botë dhe vendi i dytë për numrin më të lartë të infeksioneve./albeu.com