Osmani: Deklarata e Pavarësisë dhe fotografia e Rugovës janë themele të shtetit, jo elemente dekorative

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga pozicionet që kishin më parë në zyrën e Presidentes Justina Shiroka-Pula.

Osmani përmendi Bekim Sejdiun, ish-kandidatin e propozuar nga LDK për postin e presidentit, duke theksuar se ai nuk do të ndërmerrte një veprim të tillë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, në hapësirat e nderit duhet të vendosen simbolet dhe figurat që kanë rëndësi themelore për shtetin. Ajo nënvizoi se Deklarata e Pavarësisë dhe fotografia e Ibrahim Rugovës nuk mund të trajtohen si dekor, pasi përfaqësojnë themelet e shtetit të Kosovës.

“Besoj se të gjithë në Kosovë e dinë se Bekim Sejdiu, kandidat i jashtëzakonshëm që ne e propozuam për president, nuk do ta zhvendoste kurrë Deklaratën e Pavarësisë apo fotografinë e presidentit historik. Sot mund të tentohet që zhvendosja e tyre në pjesë apo qoshe të tjera të arsyetohet si diçka normale, por nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane deri te zyrat e tjera të rëndësishme, dihet se kush duhet të jetë në vendet e nderit. Këto nuk janë elemente dekorative. Ato janë themelet e shtetit të Kosovës. Çdokush që e relativizon këtë çështje, relativizon edhe vetë historinë e Kosovës”, tha Osmani.


Shtuar më 11.11.2026 14:44

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet