Vllaznia ka bërë zyrtare goditjen e radhës në merkaton e verës, duke i dhënë mirëseardhjen mesfushorit Rijad Kobilari. Futbollisti do të veshë fanellën kuqeblu gjatë sezonit 2026-2027.
30-vjeçari vjen nga Tirana, skuadër me të cilën u aktivizua në 10 ndeshje gjatë sezonit të fundit. Me afrimin e tij, klubi shkodran synon të shtojë alternativat, cilësinë dhe përvojën në mesin e fushës.
Të lidhura
None found
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Vllaznia nënvizoi se Kobilari pritet të ndihmojë ekipin në realizimin e objektivave të sezonit të ri.
“Me eksperiencën dhe cilësitë e tij në repartin e mesfushës, Kobilar vjen për të forcuar skuadrën dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
