Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje të mbyllur në selinë e saj qendrore.
Të lidhura
None found
Gjatë hyrjes në godinë janë vënë re figura si Xhafer Tahiri dhe Sokol Haliti, teksa Shkëmb Manaj ka dhënë një deklaratë për gazetarët.
Manaj bëri të ditur se takimi ishte me karakter të brendshëm dhe shtoi se çdo vendim në lidhje me iniciativën për mbledhjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm do të merret pas përfundimit të procesit të kontrollit të nënshkrimeve.
Ai nënvizoi gjithashtu se kërkesa për thirrjen e Kuvendit do të shqyrtohet me përparësi, duke pasur parasysh fazën e krijimit të institucioneve të reja në Kosovë.
