Hoxha në Kuvend: Pagesat e subvencioneve nisin pas rebalancit, së shpejti hapet sistemi për aplikimet e vitit 2026

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, ka dhënë përgjigje në seancën e sotme të Kuvendit ndaj pyetjeve të deputetëve për sigurinë ushqimore dhe zbatimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë.

Të lidhura

None found

Duke folur për sigurinë e ushqimit, Hoxha tha se autoritetet përgjegjëse vijojnë të kryejnë kontrolle të rregullta. Sipas tij, veprimet ndërmerren në harmoni me legjislacionin në fuqi, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe për të siguruar standarde të larta të cilësisë.

Sa u përket subvencioneve, ai bëri të ditur se pagesat e mbetura në pritje do të kryhen sapo Kuvendi të miratojë rebalancin e Buxhetit, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare.

“Me rebalancin do të sigurohen mjetet për pagesën e subvencioneve për qumështin, gjedhët e shënuara, grurin, kulturat e tjera drithërore, si dhe kulturat fushore”, deklaroi Hoxha.

Ai njoftoi edhe se Agjencia ndodhet në përfundim të procesit të testimit të softuerit të ri, i cili do të përdoret për aplikimet për subvencionet e vitit 2026.

“Për të mos dëmtuar asnjë bujk, afati për aplikim është shtyrë deri në fund të shtatorit, ndërsa sistemi do të hapet shumë shpejt, menjëherë pas përfundimit të testimeve përfundimtare”, theksoi Hoxha.


Shtuar 16.07.2026 12:54

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet