Rruga QMI-Lipjan po zgjerohet, ministri Basha publikon pamje nga kantieri

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka nisur zgjerimi i segmentit rrugor QMI – Lipjan, i njohur si N25.

Të lidhura

None found

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt 3.8 kilometra të gjatë, me një kosto kontraktuale prej 6.8 milionë euro, investim ky që synon të lehtësojë trafikun dhe të forcojë parametrat e sigurisë në këtë aks.

Gjatë angazhimeve në terren, janë shfaqur disa vështirësi të natyrës nëntokësore, konkretisht problematika me rrjetin e ujësjellësit dhe mungesën e sistemit të kanalizimeve të zeza.

Për të kapërcyer këto pengesa, Basha theksoi se po mbahen konsultime dhe po bashkërendohen veprimet me të gjitha palët e përfshira, me qëllim që rruga të ndërtohet sipas standardeve dhe të respektohet afati i përcaktuar. Ai pranoi se mund të ketë ndërlikime gjatë procesit, por siguroi se do të ndjekin nga afër ecurinë dhe do të ndërhyjnë në kohë për zgjidhjet e duhura, duke synuar përmbylljen sa më të shpejtë dhe cilësore të punimeve.


Shtuar 16.07.2026 10:22

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet