Përmes një mbledhjeje elektronike, Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi emërimin e Ragmi Dalipit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, u dha miratimi përfundimtar për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, që administrohen nga AKP-ja. Këto prona janë të domosdoshme për projektet e Komunës së Gjakovës në Zonën Gjakovë-Qytet, përfshirë administrimin e ndërtesës së ish-“Bankos”-it për shërbimet administrative.
Një tjetër vendim i marrë ka të bëjë me ndërtimin e një fushe futbolli dhe zonave rekreative, që do t’i shërbejnë fshatit Trakaniq dhe vendbanimeve përreth, brenda Zonës Kadastrale të Trakaniqit.
Po ashtu, u miratua ndryshimi i Vendimit Nr. 11/08 të datës 3 prill 2026, që lidhet me Komisionin për shqyrtimin e gjendjes faktike dhe mospërputhjeve në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme. Sipas këtij ndryshimi, znj. Besnike Mehmeti nga Zyra e Kryeministrit zëvendëson znj. Ervina Gashi si anëtare rezervë.
