FK Malisheva do të tentoja të rikuperojë disavantazhin e ndeshjes së parë kundër Vllaznisë së Shkodrës, pas rezultatit të papritur të regjistruar në takimin e zhvilluar në Shkodër.
Të lidhura
None found
Trajneri Thomas Bradric ka përgatitur një qasje tejet ofensive për sfidën që do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, ku skuadra e tij synon të dëshmojë vlerat e vërteta.
Tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilat do të vihen në lojë të dyja ekipet.
Malisheva do të startojë me këta lojtarë: Avdyli në portë; Pira, Shani, Kryeziu dhe Veliu përbëjnë linjën mbrojtëse; Xhylani, Vitija dhe Ferati pozicionohen në mesfushë; ndërsa Uka, Ibishi dhe Isgandarli udhëheqin repartin sulmues.
Nga ana tjetër, Vllaznia e Shkodrës do të paraqitet me këtë formacion startues: Jukaj; Gurishta, Pusi, Celikovic, Musta; Dros, Tafili; Toma, Murataj, Qato; Balaj.
Takimi zhvillohet sot dhe sinjali i fillimit jepet në orën 16:30.
