Rron Gjinovci sërish me tone të ashpra: Përse e mbani identitetin e UÇK-së vetëm kur ju akuzojnë?

Analisti Rron Gjinovci ka vijuar me reagime të forta pas valës së komenteve që provokoi një postim i tij mbi zhvillimet në Mitrovicën e Veriut. Gjinovci saktësoi se kur foli për ‘periudhën kur UÇK-ja mbante pushtetin’, aludonte tek mandati gjatë të cilit Hashim Thaçi ushtronte detyrën e presidentit, Kadri Veseli drejtonte Kuvendin, ndërsa Ramush Haradinaj ishte në krye të qeverisë.

Të lidhura

None found

Duke përdorur tone ironie, ai ngriti pyetjen: “A jeni a s’jeni UÇK?”. Sipas tij, këta protagonistë e përqafojnë identitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vetëm në rastet kur përballen me drejtësinë apo aktakuza, kurse në rrethana të tjera zgjedhin të paraqiten thjesht si individë. Në këtë kuadër, Gjinovci kujtoi pritjen disaorëshe që iu bë Listës Serbe për të siguruar krijimin e qeverisë PAN, duke e cilësuar këtë fakt si një pikë kritike ndaj ish-drejtuesve.

Më poshtë, qëndrimi i plotë i analistit: “A jeni a s’jeni UÇK? E pash nji video në Kuvend Komunal të Mitrovicës së Veriut dhe shkrova që më la përshtypje që në sallë ishte flamuri i Kosovës dhe fotoja e Presidentes së Kosovës dhe po ashtu shkrova që kur ishte në pushtet UÇK-ja aty ishte full me flamura të Serbisë. Menjiherë vjen vërejtja që qenka e padrejtë me thanë ‘kur ishte në pushtet UÇK-ja’. Po flasim për periudhën kur ishte Hashim Thaçi President, Kadri Veseli Kyreparlamentar, Ramush Haradinaj Krymeinistër. Po nime, se këta janë në UÇK veç kur gjykohen ose akuzohen, a kështu kur e pritshin Listën Serbe 6 sahat për me jau formu qeverinë PAN, nuk ishin UÇK, ishin veç individë (më lejoni të shtoj: të pasur😀).”


Shtuar 15.07.2026 14:55

MatbetCasibomEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş