Apeli konfirmon 16 vjet burgim për Mario Përlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka konfirmuar dënimin prej 16 vitesh burg për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e të miturit Martin Cani. Ky vendim mban në fuqi atë të shkallës së parë.

Përlleshaj u gjet fajtor për dy vepra penale: vrasje në rrethana cilësuese ndaj Martin Canit dhe vrasje e mbetur në tentativë në rrethana cilësuese ndaj Luis Meçes, i cili u plagos gjatë ngjarjes.

Të lidhura

None found

Fillimisht, Gjykata e Tiranës i kishte dhënë 12 vjet burgim për vrasjen e Canit dhe 10 vjet të tjera për plagosjen e Meçes. Pas bashkimit të këtyre dënimeve, ai u dënua në total me 16 vjet heqje lirie, një vendim që tani është lënë në fuqi edhe nga shkalla e dytë.

Tragjedia ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një sherri që kishte nisur mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Konflikti u përshkallëzua me pasojë fatale humbjen e jetës së Martin Canit dhe lëndimin e Luis Meçes.


Shtuar 15.07.2026 13:31

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş