Goditet rrjeti i kultivimit të kanabisit në Lezhë, dy të arrestuar dhe 174 bimë të shkatërruara. Katër punonjës të OSHEE nën hetim

Një operacion i befasishëm antidrogë me emrin “Lightning” ka çuar në zbulimin e pesë pikave të kultivimit të kanabisit në fshatin Velë të Lezhës. Gjatë ndërhyrjes, forcat e rendit vunë në pranga dy persona në flagrancë dhe shkatërruan plotësisht 174 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, ky aksion erdhi si rezultat i një pune hetimore disajavore, e mbështetur nga informacione të siguruara në terren mbi kultivimin e substancave narkotike si në mjedise të brendshme, ashtu edhe në sipërfaqe të hapura.

Të lidhura

None found

Të arrestuarit janë shtetasi M. F., 39 vjeç, i cili zotëronte banesën në fshatin Velë, dhe A. M., 27 vjeç, banues në zonën e Ishull Shëngjin.

Inspektimi i banesës së përshtatur si serë për kanabis zbuloi një dhomë të pajisur me 119 bimë narkotike, të cilat rriteshin nën dritën e llambave speciale dhe pajisjeve të tjera ndihmëse. I gjithë sistemi ushqehej me energji elektrike në mënyrë të jashtëligjshme, përmes lidhjeve të fshehta.

Brenda po të njëjtës godinë, u konstatuan edhe dy ambiente të tjera që ishin në fazë përgatitjeje për të njëjtën veprimtari të paligjshme. Jo shumë larg banesës, efektivët zbuluan gjithashtu dy parcela të hapura, ku ishin mbjellë 55 bimë të tjera Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, u vendosën në sekuestro dy armë gjahu, një sërë aparaturash elektrike të përdorura për kultivim, një sasi lënde e dyshuar si narkotike, një makinë dhe 18 aparate celulare.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit të ushtruar në apartamentin e të riut 27-vjeçar, u gjetën edhe 16 celularë të tjerë. Për këto pajisje, hetimet po vazhdojnë për të sqaruar origjinën e tyre dhe destinacionin e përdorimit.

Në kuadër të të njëjtit proces hetimor, katër punonjës të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE, përfshirë një shef grupi, lexues dhe elektricistë, janë vënë nën procedim penal. Ata përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për të identifikuar dhe kapur persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë skemë kriminale. Dosja e plotë hetimore i ka kaluar për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.


Shtuar 15.07.2026 10:39

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş