Një incident është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe, ka shtyrë dhunshëm gazetarin e News24, Marsel Rupi.
Ky i fundit iu afrua Braçes për ta intervistuar, ndërsa reagimi i socialistit është i menjëhershëm dhe me agresivitet.
Të lidhura
None found
Siç duket edhe nga pamjet, më pas Braçe përplaset edhe me një aktivist të diasporës të cilin e akuzon se kultivon drogë në Britaninë e Madhe.
Në një përpjekje për të sqaruar incidentin, Braçe e kanalizon tensionin pikërisht tek aktivisti i diasporës, i cili edhe ka regjistruar pamjet filmike të përplasjes.
Ngjarja vjen në një kohë të tensionuar politike në Tiranë, kur protestat e qytetarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë që ai drejton, vijojnë prej ditësh në Tiranë.
