Kallëzim penal për tri vajza pas dhunës ndaj 14-vjeçares në Kumanovë

Policia e Kumanovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj P.A. (18) nga fshati Llojan i Komunës së Likovës, si edhe ndaj dy të miturave, 14 dhe 15 vjeçe, nga Kumanova. Ato dyshohen për veprën penale “dhunë”, e paraparë me nenin 386, paragrafi 3 i Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 13.03.2026, rreth orës 18:00. Të dyshuarat fillimisht kanë thirrur një vajzë 14-vjeçare që të dilte nga banesa e saj dhe më pas e kanë bindur të hynte në një dhomë pranë qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë.

Në atë hapësirë, vajza fillimisht është fyer dhe më pas është sulmuar fizikisht, ndërsa i gjithë rasti është incizuar me telefon celular.

Pas sulmit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të dyshuarat e kanë kërcënuar të miturën që të mos e denonconte rastin dhe të mos fliste për videon e regjistruar, duke i thënë se në të kundërtën mund t’i ndodhte diçka edhe më e rëndë.

Ky është rasti i tretë gjatë vitit në të cilin grupe adoleshentësh dhe fëmijësh përfshihen në përleshje që filmohen me synim publikimin në rrjetet sociale. Raste të ngjashme të dhunës ndaj viktimave janë regjistruar edhe në Tetovë dhe në Shkup.

Ministria e Arsimit pritet që nga shtatori të nisë zbatimin e një programi me psikologë, për të identifikuar në fazat e hershme shenjat e delikuencës dhe përdorimit të dhunës në shkolla. Programi vjen si pasojë e dhunës në familjet e tyre.


MatbetGalabetEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş