Pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, Laçi bind sërish në Europë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Craiova në “Elbasan Arena” dhe shtoi shanset për një kualifikim në turin e tretë të Conference League.Disa minuta pas përfundimit të ndeshjes, Marcel Popescu në një intervistë për televizionin rumun Digi Sport 1, shpërtheu në akuza ndaj lojtarëve të tij për mungesën e impenjimit.
“Çfarë mund të them, fitorja e Laçit ishte e merituar, një ekip që luan thjeshtë, që nuk përpiqet të bëjë atë që nuk e di ose nuk mundet. Pashë një lojë në sakrificën e tyre, por në kufirin e sportivitetit. Jo vetëm unë jam i zhgënjyer, të gjithë janë. Ne nuk mund të fshihemi, ky është realiteti,”tha Popescu.
“Ajo që pashë sot më bën të mendoj disa gjëra. Ndeshjen e kthimit mund të kemi formacion ndryshe. Në vendin tonë lojtarët kanë përshtypjen se kanë vetëm të drejta. Mendoj se edhe ata padyshim detyrime.
Madje të mëdha! Nuk mund ta trajtojmë që ‘unë marr rogën baze, jam mirë, asgjë nuk ndryshon nëse e gëzoj klubin’. Me këtë mentalitet, nuk kemi asnjë shans të bëjmë hapa përpara”, përfundoi Popescu.