Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 44-t, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.
Për 44 mbrëmje radhazi, para godinës së Kryeministrisë, turmat kanë përsëritur pa pushim thirrjet që nisën në ditën e parë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.
Të lidhura
None found
Edhe mbrëmjen e kaluar, si në çdo mbrëmje të 43 ditëve të mëparshme, pasi u mblodhën para Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës, ndaluan para Kuvendit dhe më pas te selia e Partisë Demokratike.
Aty brohoritën “Opozitë e shitur”, duke akuzuar opozitën se është bërë pjesë e të njëjtit sistem që qytetarët synojnë të përmbysin.
