Osman Stafa në protestë: Qëndroni të palëkundur dhe luftoni për të ardhmen! Jeni shqiponjat që po kërkojnë një Shqipëri tjetër

Gazetari Osman Stafa mbajti një fjalim në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ku u kërkoi qytetarëve të mos tërhiqen dhe të vijojnë kërkesat e tyre për ndryshim.

Gjatë fjalës së tij, Stafa vuri në shënjestër mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca i ka etiketuar protestuesit, duke theksuar se në shesh janë të rinj që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, familje që synojnë të jetojnë këtu, pensionistë dhe qytetarë që kërkojnë më shumë mbështetje sociale.

Të lidhura

None found

Ai foli edhe për shqetësimet që lidhen me korrupsionin, gjendjen në spitale dhe vështirësitë ekonomike që prekin disa shtresa të shoqërisë, duke e përshkruar protestën si një zë për dinjitet dhe për një Shqipëri ndryshe.

“Përballë keni një kryeministër që ju quan sorra dhe korbat. Por kush janë? Janë rinia që kërkon të ardhmen ta ketë në Shqipëri? Janë të rinjtë që duan familjen e tyre ta krijojnë në Shqipëri? Kush janë sorrat dhe korbat? Kanë ata qytetarë që kërkojmë që korrupsionit t’i jepet fund. Janë pensionistët që kërkojnë të drejtën e tyre themelore, paratë për të blerë ilaçe. Janë ato nëna me fëmijë jetimë që nuk mbyllin dot muajin? Janë pacientët që shkojnë në spitale e nuk gjejnë ilaçe e pajisje. Jo mor jo këtu janë shqiponjat që luftojnë për dinjitet e një Shqipëri ndryshe. Janë Shqiponja që kërkojnë dinjitet për të ardhmen. A i keni parë çfarë shpenzimesh luksi, çfarë jete jetojnë ata. Qëndroni, rezistoni, luftoni për të ardhmen tuaj. Jeni shqiponjat më të bukura të atij flamuri që valëvitet dhe kërkon që të ardhmen ta kenë në Shqipëri. Ata nuk lodhen duke vjedhur, edhe ju si Shqiponja duhet të qëndroni në shesh deri në fund”, tha mes të tjerash ai.

Më tej, Stafa i nxiti të pranishmit të mbeten në protestë dhe të mos e ndërpresin angazhimin e tyre qytetar, duke i përshkruar ata si “shqiponja” që po luftojnë për të ardhmen e vendit.


matbetultrabetbetsilinCasibom GirişmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş