Shehaj: Shkollat po shfrytëzohen për të mbushur koncertin e një mbështetësi të nazizmit

Kreu i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, ka ngritur akuza për përdorimin e shkollave në ftesat drejtuar nxënësve për koncertin e Kanye West, i cili është planifikuar të zhvillohet më 11 korrik.

Sipas tij, prindërve u është dërguar një mesazh nga shkolla, ku ata njoftohen se fëmijët e tyre janë përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë koncert.

Të lidhura

None found

“Imagjinoni të jeni një prind dhe t’ju vijë ky mesazh nga shkolla.

‘Përshëndetje! Vajza juaj është përzgjedhur nga shkolla për rezultatet e shkëlqyera për të marrë pjesë në datën 11 korrik në koncertin e Kanye West.’”

Shehaj theksoi se Kanye West është një artist që, sipas tij, ka bërë publike qëndrime në mbështetje të nazizmit dhe Hitlerit.

“Kanye West është ky, një adhurues i nazizmit dhe një adhurues i Hitlerit.”

Ai e quajti të papranueshme që në Shqipëri shkollat të ftojnë nxënësit e dalluar për të ndjekur një koncert të një figure të tillë.

“Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që shkolla fton nxënësit e dalluar të shkojnë dhe të ndjekin koncertin e një këngëtari, koncertin e të cilit në shumë vende të botës e kanë ndaluar sepse është një mbështetës i nazizmit.”

Më tej, Shehaj deklaroi se, ndryshe nga vende të tjera ku koncertet e Kanye West janë ndaluar, në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka shpenzuar miliona euro për blerjen e biletave.

“Në Itali, në Angli, në Korenë e Jugut, qeveritë kanë ndaluar koncertet e tij. Ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta. Edi Rama ka harxhuar mbi 4 milionë € për të blerë biletat e koncertit të këtij këngëtari dhe tani duhet të mbushë stadiumin.”

Sipas tij, për të mbushur koncertin po mobilizohen nxënësit e dalluar, militantët dhe patronazhistët, ndërsa kryeministri synon të tregojë se aktiviteti do të mbahet pavarësisht protestës qytetare që prej 40 ditësh kërkon dorëheqjen e tij.

“Atëherë fton nxënësit e dalluar, fton militantët, fton patronazhistët sepse ka nevojë të mbysë protestën. Do të tregojë që koncerti do të jetë madhështor dhe do të bëhet pavarësisht se ka 40 ditë që protestuesit mbushin bulevardin duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, duke kërkuar që Edi Rama të dalë para drejtësisë.”

Në përfundim, Shehaj e cilësoi të pajustifikueshme përdorimin e fondeve publike për këtë koncert.

“Kjo është e papranueshme! Nuk mund të harxhohen paratë e qytetarëve shqiptarë për të mbështetur dhe për të blerë biletat e një këngëtari që adhuron nazizmin. Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.”


grandpashabetultrabetbetboxKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobetjojobet giriş