Shkencëtarë britanikë, përmes studimeve të fundit, kanë arritur në përfundimin se baballarët në moshë më të shtyrë mund të kenë gjasa më të larta t’u kalojnë fëmijëve të tyre mutacione të dëmshme që shkaktojnë sëmundje.
Të lidhura
None found
Sipas hulumtimeve, ky rrezik lidhet me ADN-në e spermës, ku prania e mutacioneve mund të sjellë probleme shëndetësore, transmeton klankosova.tv.
Në një studim të realizuar me meshkuj të shëndetshëm është konstatuar se te burrat në fillim të të tridhjetave, afërsisht një në 50 spermatozoide përmbante mutacione të dëmshme. Ndërkaq, te meshkujt e moshës nga 43 deri në 70 vjeç, kjo përqindje rritej deri në një në 20.
Mail online raporton se studiuesit e kanë cilësuar këtë hulumtim si “të rëndësishëm”, ndërsa kanë këshilluar që personat që planifikojnë të bëhen prindër t’i marrin parasysh këto pasoja të mundshme.
Këto gjetje publikohen në një periudhë kur gjithnjë e më shumë studime kanë sugjeruar se numri i spermës është në rënie në mbarë botën, me një ulje deri në 60% brenda një brezi, transmeton klankosova.tv.
