Kultivonin lëndë narkotike pranë banesave të tyre, arrestohen 2 persona në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka arrestuar dy persona, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në bazë të informacioneve të siguruara, Policia shtriu kontrollet në zona të ndryshme të qytetit, ku dhe evidentoi dhe arrestoi 2 personat.

Të arrestuarit janë Fatmir Bejko 57 vjeç dhe Tomorr Bejko 44 vjeç, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.

Njoftimi i Policisë:

 

 

Tepelenë

Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasit F. B., 57 vjeç dhe T. B., 44 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.

Materialet për shtetasit e mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.07.2021 10:16