E ardhmja e Luis Hasës duket larg Napolit, pasi mesfushori shqiptar pritet të ndahet me klubin në këtë merkato vere. Drejtuesit e nënkampionëve po punojnë aktualisht për t’i siguruar futbollistit një destinacion të ri.
Të lidhura
None found

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, interes për lojtarin e Kombëtares ka shfaqur Frosinone. Klubi në fjalë ka kryer edhe kontaktet e para për të mësuar më shumë rreth kushteve të këtij operacioni.


22-vjeçari la përshtypje të mira gjatë periudhës së huazimit nga Napoli, teksa në sezonin e fundit me Carraresen realizoi 5 gola dhe dha 3 asistime.




Ndërkohë, Hasa regjistroi edhe debutimin me Kombëtaren shqiptare, pasi mori grumbullimin e parë nga trajneri Rolando Maran. Ai luajti minuta me peshë në ndeshjen ndaj Izraelit, ndërsa vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt” shkon në 4.5 milionë euro. Kujtojmë se me Napolin, Hasa u shpall kampion i Italisë në sezonin 2024/25.
