Pas mbylljes së afatit për ankesa dhe përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit, sot janë firmosur aktet e emërimit për 37 zyrtarë ligjorë në administratën e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, nga 37 zyrtarët ligjorë të emëruar, 33 janë gra dhe 4 janë burra.
Ky proces ka përfshirë edhe emërimin e përfaqësuesve nga komunitetet joshumicë, konkretisht dy nga komuniteti serb, dy nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
Në njoftim theksohet se këshilli vazhdon të jetë i angazhuar për zbatimin e saktë të detyrimeve ligjore, me qëllim krijimin e kushteve të nevojshme për funksionimin efikas të gjykatave, duke siguruar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë në proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit.
