Dinamo ka prezantuar dy afrime të reja për ndeshjet europiane, duke shtuar në organikë Fabjan Përndrecën dhe David Fadairon.
Të dy futbollistët bashkohen momentalisht në formë huazimi për këtë rrugëtim në Europë. Përndreca vjen pasi mbylli aventurën me Bylisin, ndërsa Fadairo është larguar nga Partizani.
Të lidhura
None found
Me këto lëvizje, klubi dinamovit ka forcuar ndjeshëm repartin e prapavijës dhe atë ofensiv, teksa bëhet fjalë për dy afrime cilësore. Kujtojmë se “Newsport.al” e kishte raportuar lajmin për Fabjan Përndrecën që më 18 qershor.
Në njoftimin e publikuar, klubi blu shprehet: “FC Dinamo njofton se Fabjan Përndreca dhe David Fadairo janë përforcimet e skuadrës tonë për ndeshjet europiane. Dy lojtarët vijnë në formë huazimi përkatësisht nga Bylisi dhe Partizani, duke fuqizuar ekipin në mbrojtje dhe në sulm. Besojmë se ata do të rritin kualitetin e grupit në këto sfida europiane. Suksese me fanellën blu!”
