Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive të cilat kanë përfshirë vendin prej 38 ditësh. Duke folur në mbledhjen e Stabilizim Asociimit Shqipëri BE, në Strasburg ai u shpreh se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit. Rumbold theksoi se këto zhvilime po ndiqen me vemendjen nga BE.
“Ne inkurajojmë të gjithë të përfshirët të jenë të qetë dhe nga ata tjetër të sigurohet një protestë e paqtë dhe e mbajtur në kushte të sigurta. Ata po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit dhe duhet ta bëjnë këtë paqësisht sipas ligjit.
Të lidhura
None found
Kjo është me rëndësi për vijimin e Shqipërisë në pasjen e standardeve demokratike e kësisoj në vijimin e rrugës europiane. Ne po i ndjekim këto zhvillime nga afër. Delegacioni ynë ka qenë në terren aktiv prej nisjes së protestës duke organizuar vizita dhe parë situatën”, u shpreh ai.
Clive Rumbold pati edhe një kërkesë konkretë për qeverinë shqiptare. Ai tha se lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Rumbold theksoi se Shqipëria duhet ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit.
“Ne kemi mësuar se ka një hetim aktiv të SPAK për sa i përket pronave në Zvërnec. Me lejoni të them se lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Ne shpresojnë të realizohet një studim i plotë mbi impaktin në ambient me standardet më të larta. Shpresojmë që Shqipëria ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit. Dialogu mes të gjithë aktorëve është rruga që duhet të ndiqet”, tha ai.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit në BE. Sipas tij, vendi po pret dritën jeshile në mbylljen edhe të 3 kapitujve, gjë e cila do të pasojë nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri- BE.
“Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit. Presim dritën jeshile në mbylljen edhe të 3 kapitujve gjë e cila do të pasojë nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri- BE. Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë. Europa jo vetëm destinacion por transformim i vendin”, tha Balla.
Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ngriti shqetësimin se parlamenti nuk merr në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Ramën. Ai shtoi se asnjë prej tyre nuk është zhvilluar sepse kryeministri refuzon të japë llogari për vendimet që mbajnë firmën e tij.
“Parlamenti nuk er në shqyrtim nismat e deputetëve të opozitës. Parlamenti nuk kontrollon qeverinë. Gjatë këtij sesioni opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Ramën, asnjë prej tyre nuk është zhvilluar sepse kryeministri refuzon të japë llogari për vendimet që mbajnë firmën e tij”, tha Bardhi.
