Barcelona me urim special për ditëlindjen e Rey Manaj (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj feston sot ditëlindjen e 23.

Lushnjari tashmë është pjesë e Barcelonës B dhe po përjeton një nga momentet më të mira në karrierë, ndërsa në disa raste është grumbulluar nga tekniku Setien në ekipin e parë, duke u stërvitur krah yjeve të ekipit katalanas. Ndërkohë, që për një ndeshje në kampionat ishte prezent në stolin e “Camp Nou”.

Sakaq, për datëlindjen e 23 ka ardhur edhe urimi nga faqja zyrtare në “Tëitter” e Barcelonës B për sulmuesin e saj të afruar në merkaton e janarit nga ekipi i Albacete.


Shtuar 24.02.2020 10:29