Sazan Guri në protestë: Ky kryeministër do të largohet, rrethimi i tretë do të jetë fizik për parlamentin dhe qeverinë

Mes protestës së pandërprerë përballë Kryeministrisë, ambientalisti Sazan Guri ishte një nga zërat që mori fjalën para qytetarëve.

Në ndërhyrjen e tij, Guri përcolli thirrje të ashpra për rezistencë dhe kërkoi që protesta të marrë formë më të fortë demokratike, duke bërë apel për bllokim fizik të institucioneve kryesore të vendit, në mënyrë që të ndalen vendimet e qeverisë.

Të lidhura

None found

“Ky vend që ka mbërritur në këtë ditë, ku përballë nesh ndodhet vetëm një anije, do iki ose ky që as në emër nuk e meriton t’i thërrasësh ose ne! Ne qytetarë shqiptarë që nuk duam të shqetësohemi se në dukje jemi në shesh 2, 3, 5 apo 10% e popullit,” deklaroi Guri, duke theksuar se vendimtare është qëndrueshmëria dhe jo numri i pjesëmarrësve. Ai kërkoi angazhim të plotë nga secili i pranishëm, duke sjellë edhe një metaforë historike të fortë: “Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t’i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet. Të puthim fëmijët dhe gratë dhe në këtë luftë të gjatë rezistence do t’i mundim ata avash avash, me moral.”

Më pas, ai u fokusua te çështja e pronave dhe te ligjet që, sipas tij, kanë legalizuar grabitjen e pasurisë kombëtare. Guri sqaroi se kjo lëvizje nuk kufizohet vetëm te mbrojtja e zonave të veçanta bregdetare apo e faunës. “Do t’i bëjmë ata që te zhvishen, të mos kenë sy e faqe të dalin para popullit shqiptar, aq më tepër një kryeministër që ka zhbërë pronat e ligjshme me kushtetutë dhe në vitin 2015 me një ligj investimi strategjik ai vendosi të vjedhë këtë popull. Mos vallë ne dalim për të mbrojtur vetëm flamingot? Më tepër se kaq!” u shpreh ai para turmës.

Në fund të fjalimit, Guri e përshkroi si hapin përmbyllës të kësaj qëndrese qytetare idenë e tij për izolimin e plotë të drejtuesve të lartë. “Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht. Rrethimi i tretë për mua është rrethimi fizik! Të rrethohet parlamenti dhe kryeministri që ata të mos marrin vendime për kauzat tona!” përfundoi ai.


Shtuar 7.07.2026 21:13

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetholiganbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoRoketbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetRoketbet