Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, deklaroi se BDI-ja e ka shfrytëzuar prej vitesh projektin e autostradës Shkup-Bllacë si mjet për mbledhjen e votave.
Të lidhura
None found
Ajo vlerësoi se firmosja e kontratës për ndërtimin e segmentit të dytë të kësaj autostrade tregon se, siç u shpreh, “projektet nuk realizohen me propagandë, por me punë”.
“E premtuan në vitin 2008, e përsëritën në vitin 2011, 2014, 2017, 2020, dhe serish në vitin 2023. Pas gjithë këtyre premtimeve, qytetarët panë vetëm rreth 2 km rrugë. Për VLEN-in patriotizmi matet me punë. Pas shumë vitesh pritje, rruga Shkup-Bllacë më në fund kalon nga premtimi në realizim”, tha Zekolli-Shaqiri.
