Dy shpërthime pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur gjatë vizitës së presidentit francez në Siri

Gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Siri, dy shpërthime goditën Damaskun pranë hotelit Four Seasons, vendi ku ai kishte qëndruar përpara takimit me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.

Të lidhura

None found

Sipas Pallatit Élysée, Macron nuk pësoi lëndime, pasi në momentin kur ndodhën shpërthimet ai ndodhej në Pallatin Presidencial.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA njoftoi se shpërthimet ndodhën teksa forcat e sigurisë po përpiqeshin të çaktivizonin dy mjete shpërthyese që ishin zbuluar në zonë.

Të paktën 18 persona mbetën të plagosur nga incidenti, ndër ta edhe 4 punonjës policie.

Një nga pajisjet shpërtheu pranë hotelit Four Seasons në qendër të Damaskut, ndërsa tjetra afër Ministrisë së Turizmit. Sipas autoriteteve siriane, bëhej fjalë për pajisje të prodhuara artizanal, të vendosura në një automjet të parkuar dhe në një kosh mbeturinash.

Ministria e Brendshme e Sirisë deklaroi se vendi i shpërthimit ndodhej jashtë perimetrit të sigurisë të përcaktuar për qëndrimin e Macron, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve kanë nisur.

Macron ndodhej në Siri për t’u takuar me Ahmed al-Sharaan, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të një udhëheqësi perëndimor në këtë vend pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor 2024.

Këto shpërthime ndodhën vetëm disa ditë pasi një tjetër sulm në Damask la të vdekur nëntë persona dhe plagosi 22 të tjerë.


Shtuar 7.07.2026 12:21

BetinejojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet