Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë publike sot denoncimin për luksin që Edi Rama po i shton zyrës së tij, ndërsa në sheshe mijëra qytetarë vazhdojnë protestën kundër korrupsionit dhe arrogancës së tij, si edhe të qeverisë që ai drejton. Këlliçi ka shpërndarë disa fotografi që tregojnë punimet luksoze të kryera në ambientet e Kryeministrisë.
Reagimi
Të lidhura
None found
Ndërsa populli qëndron në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, Edi Rama po shton luksin në zyrën e vet. Mes fyerjeve dhe etiketimeve ndaj të rinjve që kanë mbushur sheshet, në daljen e fundit Rama deklaroi se po dëgjonte dhe po shënonte disa prej kërkesave. Shkaku kryesor që i ka shtyrë njerëzit në protestë mbetet korrupsioni dhe arroganca, si dhe mënyra se si buxheti dhe pasuritë e vendit trajtohen sikur të ishin pronë private e Edi Ramës.
Shkaku kryesor i revoltës në sheshe është varfëria dhe pamundësia e shumicës së njerëzve përballë luksit të pakontrolluar të qeveritarëve. Dhe pikërisht kësaj kërkese Edi Rama po i përgjigjet në këtë mënyrë. Punimet që shihen në foto po zhvillohen në hollin e Kryeministrisë dhe vlerësohen si tepër të kushtueshme. Ato kapin shifrën e qindra mijë eurove. Ndërkohë që prej 36 ditësh protestohet para zyrës së tij, autokrati e ka të përqendruar vëmendjen te luksi personal.
Kjo tregon qartë dallimin mes fjalëve dhe veprimeve të një autokrati të korruptuar. Pasi me paratë e taksapaguesve ndërtoi një kopsht privat me kosto mbi 4 milionë euro, për të pushuar, tani Edi Rama po shpenzon edhe disa qindra mijë euro të tjera për hollin e zyrës së tij… Çmenduri!!! Ai nuk ka asnjë lidhje me shqetësimet e përditshme të qytetarëve. Nuk i intereson që në spitale mungojnë shtretërit dhe ilaçet. Vëmendjen e ka vetëm te privilegjet dhe shpenzimet faraonike. Edi Rama nuk e meriton të qëndrojë asnjë ditë më shumë në detyrë. Ai po i përbuz shqiptarët në çdo çast të qëndrimit të tij si Kryeministër.
