Protesta e studentëve, ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, tre persona pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale

Ministria e Shëndetësis thote se 89 persona kanë mbetur te lenduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Sipas informacionit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 79 persona, mes tyre 61 efektivë policie dhe 18 protestues. Ndërsa 10 pacientë të tjerë kanë marrë trajtim në QSUT.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar katër efektivë policie dhe dy protestues, të cilët do të qëndrojnë nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Të lidhura

None found

Ndërkohë ministria thotë se tre persona pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve.

Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme

Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë protestës së djeshme kanë marrë kujdes shëndetësor gjithsej 89 persona, nga të cilët 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT.

Në Spitalin Universitar të Traumës aktualisht ndodhen 4 efektivë policie dhe 2 protestues të shtruar në spital, të cilët do të vijojnë të jenë nën kujdesin e ekipit mjekësor. Ndërsa të tjerët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar, pas marrjes së kujdesit mjekësor, sipas këshillave të mjekut.

Në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.

Aktualisht, nuk ka persona të lënduar që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në QSUT.

Në SUT priten t’i nënshtrohen ndërhyrjes një protestues si dhe dy efektivë policie, të cilët janë koshient dhe në gjendje të mirë shëndetësore.


Shtuar më 15.10.2026 10:25