Frikë nga protesta e studentëve, anulohet seanca plenare! Deputetët e PS dalin nga Parlamenti

Seanca plenare e Kuvendit, e parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00, është anuluar në një kohë kur Tirana vijon të përballet me protesta dhe tensione.

Rreth orës 9, deputetët e PS janë parë të dalin nga Parlamenti, duke deklaruar se seanca eshte anuluar, por pa dhene sqarime.

Të lidhura

None found

Vendimi vjen pas dy ditësh protestash, ku studentët dhe gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë, ndërsa tubimet janë shoqëruar me përplasje, akte dhune dhe dëmtime të institucioneve e bizneseve private.


Shtuar më 15.10.2026 09:20