Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas sulmit të ndodhur rreth mesnatës nga disa protestues të maskuar në ambientet e komisariatit numër 3.
Së bashku me një video që tregon çfarë ka mbetur në komisariat pas aktit vandal, Lamallari e përshkruan ngjarjen si një rast konkret të dhunës së nxitur nga dezinformimet e një dite më parë, që lidhen me deklarata të ndryshme për dhunë ndaj njërit prej të arrestuarve.
Të lidhura
None found
“Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’, por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin përplot me profile të hapura rishtazi dhe shumëfishuar nga zyra gjetkë, ndihmuar nga algoritmi dhe shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simolikash ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë evropiane. Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare #Shqipëria2030 dhe asgjë nuk na ndal”, shkruan ministri Lamallari.
