Në Jarinjë zbulohen më shumë se 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara janë zbuluar nga Dogana e Kosovës në Jarinjë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, zbulimi është bërë gjatë kontrolleve rutinë në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinjë, kur zyrtarët doganorë ndaluan për verifikim një autobus të linjës së rregullt ndërkombëtare.

Në kontrollin e bagazheve të udhëtarëve, është gjetur një valixhe me një sasi të madhe barnash dhe produktesh farmaceutike, të cilat nuk ishin deklaruar te autoritetet doganore dhe nuk kishin dokumentacionin përkatës.

Dogana bën të ditur se nga kontrolli janë konstatuar gjithsej 7,168 produkte farmaceutike. Prej tyre, 7,100 ishin kapsula, ndërsa 68 të tjera ishin në forma të ndryshme farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel.

Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre. Mallrat e padeklaruara janë ndaluar dhe janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale sipas kompetencave të Doganës së Kosovës”, njofton Dogana.


Shtuar 4.07.2026 16:27

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetKavbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetist