Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se sot, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qëndruar në Kampin Bondsteel së bashku me pjesëtarët e Grupit për Mbështetje në Ballkan, për “ta ndarë me ta këtë ditë të veçantë dhe festive”.
Të lidhura
None found
Ajo theksoi se 4 Korriku rikthen vëmendjen te një prej parimeve më të larta të demokracisë, te vullneti i qytetarëve si burim i lirisë dhe i pushtetit.
“Katër korriku na kthen te një nga parimet më fisnike të demokracisë, te vullneti i popullit si burim i lirisë dhe i pushtetit. Për ne në Kosovë, kjo datë është e pandashme nga miqësia me Shtetet e Bashkuara, të cilat na janë gjendur pranë në çastet më të rënda dhe më përcaktuese të historisë sonë”, u shpreh ajo.
Sipas Haxhiut, ushtarëve dhe qytetarëve amerikanë u ka përcjellë “urime të përzemërta” për 250-vjetorin e Pavarësisë, “bashkë me mirënjohjen për aleancën që na ka bashkuar në të kaluarën dhe vazhdon të na prijë drejt së ardhmes”.
“Gëzuar 4 korrikun!”.
