Deputeti gjerman i Alternativës për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, ku Aleksandër Vuçiq pësoi humbje.
Përmes një postimi në platformën X, Krah deklaroi se forcat e djathta duhet të rishikojnë dhe të riorganizojnë qasjen e tyre.
Të lidhura
None found
“Nuk është një ditë e mirë. Pas Hungarisë, kemi humbur edhe Serbinë”, shkroi ai.
Deputeti gjerman vlerësoi se mënyra e ndjekur deri tani nuk ka qenë e mjaftueshme për të fituar bindjen e votuesve.
Postimi u rishpërnda edhe nga gazetari Michael Martens, i cili e përshkroi AfD-në si një parti të ekstremit të djathtë dhe pro Putinit, ndërsa veçoi komentin e Krahut për zhvillimet në Serbi.




