Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka akuzuar institucionet për paaftësi në mbrojtjen e grave që përballen me dhunën.
Ai ka rikthyer në vëmendje mesazhin e viktimës: “Uroj që të mos jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, duke e cilësuar atë si një testament që tregon se Arlinda Zekaj e kishte kuptuar rrezikun që i kanosej.
Të lidhura
None found
“Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd. Këtu po flasim për një shtet që thjesht nuk ekziston për njerëzit e vet”, ka shkruar Gjini.
Sipas tij, rasti duhet të pasohet nga përgjegjësi konkrete institucionale. Gjini ka deklaruar se, nëse nuk ka arrestime, shkarkime dhe dorëheqje të menjëhershme të zyrtarëve që, sipas tij, shpërfillën paralajmërimin e viktimës, institucionet nuk mund të quhen më garantuese të ligjit.
“Janë spektatore të krimit”, ka përfunduar Gjini.




