Granit Xhaka i jep fund zërave për largim, vendos të qëndrojë te Sunderland

Granit Xhaka do ta vazhdojë karrierën te Sunderland, sipas raportimeve më të fundit nga Sky Sports News, duke mbyllur kështu spekulimet që e lidhnin me një kalim të mundshëm te Chelsea.

Klubi londinez kishte shfaqur interes për mesfushorin dhe kapitenin e Sunderlandit, madje kishte bërë edhe një ofertë për të. Megjithatë, “Black Cats” e hodhën poshtë menjëherë këtë propozim, duke e bërë të qartë se lojtari nuk ka qenë asnjëherë në shitje.

Të lidhura

None found

Burimet bëjnë të ditur se në fillim Xhaka ishte i tunduar nga mundësia për t’u ribashkuar me Xabi Alonso, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë te Bayer Leverkusen dhe ku kishin korrur sukses të madh. Kjo kishte bërë që ai të ishte i hapur për ta marrë në konsideratë largimin.

Gjithsesi, pas bisedimeve me drejtuesit e klubit, mesfushori ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj Sunderlandit dhe ka vendosur të qëndrojë në “Wearside”.

Në këtë zgjedhje kanë ndikuar ndjeshëm edhe synimet e klubit për të luftuar për një vend në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, si edhe projekti afatgjatë i Sunderlandit.

Ndër faktorët vendimtarë janë përmendur edhe raporti i Xhakës me tifozët, si dhe lidhja e tij me klubin, çka e ka shtyrë të vazhdojë rrugëtimin në “Stadium of Light”.

Sunderland e sheh Xhakën si një figurë thelbësore, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj, dhe pret që ai të ketë një peshë të madhe edhe në sezonin e ardhshëm.

https://x.com/SkySportsPL/status/2073075235104891301


Shtuar 3.07.2026 19:55

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkKavbetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetZirvebetjojobetJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom giriş