Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar një takim me dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Florim Grajçevci, ku në qendër të bisedës kanë qenë mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MIT-it, gjatë këtij takimi është diskutuar angazhimi i kapaciteteve profesionale dhe akademike të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në fushat që lidhen me vlerësimin, ekspertizën dhe mbikëqyrjen e projekteve infrastrukturore.
Njoftimi thekson se, duke marrë parasysh nevojat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e projekteve strategjike, ministri Basha dhe dekani Grajçevci janë pajtuar që, pas analizave paraprake, takimet e ardhshme të përqendrohen në konkretizimin e bashkëpunimit për projekte të veçanta.
Sipas të njëjtit burim, ky bashkëpunim ka për synim forcimin e lidhjes mes institucioneve publike dhe ekspertizës akademike, në funksion të rritjes së cilësisë së projekteve infrastrukturore dhe avancimit të standardeve profesionale në zbatimin e tyre.
