Teksa po hynte sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit, deputeti Erjon Braçe u ndesh me aktivisten Arvina Lleshi, e cila është pjesë aktive e protestës.
Ai u ndal dhe bisedoi me të, ndërsa në disa çaste debati u shoqërua edhe me ironi dhe humor nga ana e Braçes.
Të lidhura
None found
Pjesë nga biseda:
Aktivistja: Deputet i shitur, më në fund ju kapëm. Pse i fshiheni popullit? Dje ku ishit, nga dolët dje nga parlamenti?
Braçe, duke qeshur teksa dëgjonte deklaratën e aktivistes, tha: Si më kape?
Aktivistja: Ku ishit dje?
Braçe: Pse bërtet kështu? Në parlament isha. Avash avash se më “lave”.
Aktivistja: Nga dolët dje?
Braçe: Dolëm andej nga dole ti. Të respektuam, ndërsa ata që të shanë bënë shumë gabim. Ti nuk na respektove.
Aktivistja: Unë kam pasur respekt për të gjithë, sepse të mos kisha, kolegut tënd Tërmet Peçi do t’ja kisha thyer vezët në kokë.
Braçe: Ti ke të drejtë të protestosh, të kundërshtosh dhe të bësh të gjitha këto, por kur qëllon me vezë… vëre veten në vendin e atij që godet me vezë. Nëse ai ta kthen vezën ty mbrapsht, dënohet për dhunë gjinore, akt sulmi ndaj teje. Një shoku jot tha edhe për ngacmim seksual.
Aktivistja: Pse i shani protestuesit me mesazhe?
Braçe: Atë që më shan, e shaj mbrapsht.
Aktivistja: Jeni të shitur.
Braçe: Kujt i jam shitur unë? Të protestosh është e drejta jote, por mos shaj, mos godit, mos fyej dhe mos sulmo. Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti do të ankohesh. Pastaj, ushqimi nuk hidhet. Je e paedukatë, pa limite. Ishe mirë deri kur e nise me këtë propagandën.
Aktivistja: O më raftë pika.
Braçe: Të ra pika? Shpejt thirrni ambulancën.
